Prishtina dimëron në krye, Drita duarthatë nga kryeqyteti

Futboll

Prishtina dimëron në krye, Drita duarthatë nga kryeqyteti

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 16:59
Prishtina

Prishtina dimëron në krye të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës. Bardhekaltrit triumfojnë në derbin e javës së fundit të vjeshtës përkatësisht të 17-të, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 kampionit në fuqi Dritës nga Gjilani. Ndeshje mjaft e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, por Prishtina i ndali të tria pikët dhe është kampione vjeshtore me 40 pikë, dy më shumë se Feronikeli nga Drenasi, kurse Drita zë pozitën e gjashtë me 23.  Futbollisti Meriton Korenica dhe Basid Khalid janë hero të fitores së Prishtinës, me golat që kanë realizuar në minutën e 57-të përkatësisht 90+5. Prishtina ka pasur një vjeshtë jashtëzakonisht të mirë, me 12 fitore, 4 barazime e 1 humbje, me goldallim 23:4 apo me mbrojtjen më të fortë gjatë vjeshtës.

Vala Superliga e Kosovës

Gjilani-Ferizaj  1:0

Drenica-KEK-u 5:1

Llapi-Liria 1:0

Ferronikeli-Flamurtari 2:0

Trepça ’89-Ballkani 1:0

Prishtina-Drita 2:0

Tabela

1. Prishtina       17     12     4       1       40

2. Feronikeli              17     12     3       2       39

3. Llapi               17     11     2       4       35

4. Gjilani           17     8       3       6       27

5. Drenica                   17     7       3       7       24

6. Drita     17     7       2       8       23

7. Trepça 89               17     5       7       5       22

8. Flamurtari             17     6       4       7       22

9. Ballkani                  17     6       3       8       21

10. Liria             17     6       1       10     19

11. Ferizaj                  17     4       3       10     15

12. KEK-U          17     0       1       16     1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat