Dramë në Londër, shqiptarët e Arsenalit fitojnë derbin

Futboll

Dramë në Londër, shqiptarët e Arsenalit fitojnë derbin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 16:57
Dramë në Londër, shqiptarët e Arsenalit fitojnë derbin

Ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit apo derbi londinez, ka pasur episode dramatike, kthesa në rezultat.  

Së pari Arsenali avancoi me 1:0, pastaj Tottenham me 1:2 dhe në fund 'Topçinjtë fituan me 4:2. Në minutën e 10-të, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për epërsinë e Arsenalit, ndërsa Eric Dier barazoi 1:1 në minutën e 30-të.

Në minutën e 34-të, Tottenham në epërsi fal golit nga penalltia të Harry Kane.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 56-të, Pierre-Emerick Aubameyang nga rreth 18 metra shëno gol të bukur dhe për 2:2.

Në minutën e 74-të, Alexandre Lacazette nga rreth 20 metra me një goditje përtokë ka të befasuar portierin e Tottenhamit, 3:2, ndërsa pas tre minutave Lucas Torreira thelloi fitoren në 4:2. 

Mbrojtësi shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka luajtën standardë dhe iu gëzuan fitores së madhe të Arsenalit. Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 37-të dhe Xhaka në atë të 49-tën.

Mustafi luajti deri në minutën e 71-të dhe bëri paraqitje shumë të mirë. Pas 14 jave Arsenali është në vend të katërt me 30 pikë sa ka edhe Tottenham në pozitën e pestë pas 14 jave në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat