Befason ish-trajneri i Serie A: Titujt vendosen në tavolinë

Futboll

Befason ish-trajneri i Serie A: Titujt vendosen në tavolinë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:54
Zdenek Zeman

Zdenek Zeman shquhet për deklaratat e tij të forta. Çeku ka lëshuar “bombën” e radhës, teksa në një prononcim për “IDNES.cz” 71-vjeçari ka folur për hijet e dopingut si dhe për titujt që vendosen në tavolinë.

Sipas trajnerin në futboll ekzistojnë disa sisteme që në futboll bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se cila skuadër do fitojë.

“Problemi i doping ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Uroj vetëm që lojtarët e rinj të kuptojnë se sa e dëmshme është kjo gjë. Nëse do t’i bëja përsëri deklarata të caktuara? Pa asnjë dyshim, e kam bërë për futbollin.

“Sigurisht, Juventus nuk është e vetmja skuadër që përdor substanca të palejuara si EPO dhe steroide, por drogat nuk i përkasin sportit. Karriera ime ka qenë një sukses, edhe pse mund të punoja akoma më mirë. E vlerësoj shumë që France Football më ka klasifikuar mes 30 trajnerëve më të mirë të historisë.

Më mungojnë titujt? Po, por varet nga cili këndvështrim i sheh. Shpesh titujt vendosen në tavolinë dhe nuk e kam fjalën për Juventusin. Ka disa sisteme në futboll që bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se kush do të fitojë. Një futboll i tillë nuk më pëlqen. Do të më pëlqente futbolli i pastër, duke lënë të fitojë më të mirin”, u shpreh Zeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat