Barcelona duket se do të futet shumë seriozisht në afatin e janarit.
Barcelona dëshiron t’i bëjë së paku dy transferime në afatin e dimrit.
Skuadra katalonase dëshiron ta transferojë Hirving Lozanon nga PSV dhe Krzysztof Piatek nga Genoa.
Që të dy lojtarët po tregojnë formë të jashtëzakonshme në këtë sezon te skuadrat e tyre përkatëse, andaj Barcelona është hedhur në sulm për ta.
Por, katalonasit e dinë se do të jetë shumë e vështirë transferimi i dy lojtarëve, pasi shumë skuadra janë vënë në gjah për ta.