Robben konfirmon se në fund të sezonit largohet nga Bayerni

Futboll

Robben konfirmon se në fund të sezonit largohet nga Bayerni

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Arjen Robben

Bavarezët po mendojnë ta freskojnë ekipin duke sjell lojtar të ri, përkatësisht duke u dhënë lamtumirëve veteranëve të klubit.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Real Madridit, Arjen Robben ka njoftuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Holandezi ka shënuar 37 gola në 96 ndeshje për Holandën duke përfshirë edhe golin e fitores të minutës së 89-të në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit në Wembley në vitin 2013.

Deri tani këmbëshpejti ka 98 gola nga 198 ndeshje për gjigantët e Bundesligës.

“Është viti im i fundit në Bayern. Kanë qenë 10 vjet të bukura, por është koha për ta lënë tani”, tha ai për Omnisport.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness kishte lënë të kuptohet se futbollisti do ta bënte njoftimin gjatë kësaj jave.

Hoeness aludoi se Robben së bashku me francezin, 35-vjeçarin Franck Ribery do të largohen si lojtar të lirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat