Sonte dihet fituesi i Topit të Artë, ky është favoriti

Futboll

Sonte dihet fituesi i Topit të Artë, ky është favoriti

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:16
Messi, Modric dhe Ronaldo

E hëna e 3 dhjetorit është dita e Topit të Artë. Mbrëmjen e sotme në Paris të Francës në orën 21:00 do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjioz individual.

Sipas të gjitha parashikimeve pritet të thyhet më në fund hegjemonia Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, me brazilianin Ricardo Kaka që në vitin 2007 ishte fituesi i fundit i Topit të Artë pasi dhjetë të tjerët i përkasin dyshes Ronaldo-Messi.

Të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modric. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjioz që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018 dhe FIFA Best Player.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të plotësojnë podiumin mes Ronaldos dhe 3 kampionëve të botës, Raphael Varane, Kylian Mbappe e Antoine Griezmann.

Në rast se Modric triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë, plot nëntë. 

Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjioze France Football e cila është organizatorja e këtij eventi. Do të nderohet edhe Kylian Mbappe i cili do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat