Ja sa javë pritet të mungojë Diego Costa

Futboll

Ja sa javë pritet të mungojë Diego Costa

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Diego Costa

Diego Costa do të udhëtojë sonte drejt Brazilit për t’u operuar në këmbë. Futbollisti dëshironte të luante në Girona dhe pastaj të kryente ndërhyrjen kirirgjikale.

 Ai luajti, luftoi fort si gjithmonë dhe tani do të kërkojë të korrigjojë problemin që e shqetëson. Mjekët, lojtarët dhe stafi i Atletico Madridit e kuptojnë se kjo është gjëja më e mirë për të, pasi deri tani lojtari ka luajtur me dhimbje.

Diego Costa do të qëndrojë dhjetë javë jashtë fushave të blerta, edhe pse pushimet e Krishtlindjeve shkojnë në favorin e tij, në kuptimin që do të humbasë më pak lojëra. Të gjitha palët e kuptojnë se Diego Costa do të jetë gati për pjesën vendimtare të sezonit, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Kur të luhet raundi me eliminim direkt i Ligës së Kampionëve, sulmuesi do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone. Kaliniç, Gelson dhe Correa tani do të enë ndihmë e Griezmann në repartin e sulmit “rojiblanco”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat