Arsenali përcjell nga afër Cengiz Under

Futboll

Arsenali përcjell nga afër Cengiz Under

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:18
Cengiz Under

Topçinjtë kanë dërguar skautë për ta ndjekur futbollistin turk.

Arsenal ka vendosur objektivin e radhës për të përforcuar skuadrën që drejtohet nga Unai Emery,

Topçinjtë po ndjekin nga shumë pranë Cengiz Under, talentin e Romës i cili këtë sezon po tregon paraqitje shumë të mira me verdhekuqtë.

Reprezentuesi turk arriti të shënonte edhe në takimin që Roma barazoi përballë Interit, një gol ky i cili duket se gëzoi dikë të veçantë në “Olimpico”.

Pikërisht një skaut i Arsenal ndoqi paraqitjen e 21-vjeçarit mbrëmjen e së dielës, dhe goli i shënuar prej tij, tashmë duket se ka bindur përfaqësuesin e klubit anglez për aftësitë që ai ka.

Under vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe Arsenali pritet që shumë shpejt të bëjë ofertë për ta transferuar në Emirates futbollistin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat