Shaqiri: Klopp kishte shumë emocione

Futboll

Shaqiri: Klopp kishte shumë emocione

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri,

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, Jurgen Klopp, pasi ai u kritikua për mënyrën se si e festoi golin e fitores në ndeshjen kundër Evertonit.

Xherdani Shaqiri ka thënë se trajneri i tij reagoi në atë mënyrë për shkak të emocioneve.

“Ai kishte shumë emocione. U shënua goli i fitores në minutat e fundit të derbit, ndeshja ishte një ndeshje fantastike dhe kishte shumë emocione në atë ndeshje, kështu që ndodhi ajo gjë. Edhe shumë trajnerë kanë bërë gjëra të tilla”, ka thënë Shaqiri.

“Kjo është diçka e mirë dhe ai nuk e ka pasur qëllim të mos i respektojë kundërshtarët, por kishte shumë emocione. Mendoj se kështu është futbolli dhe kjo gjë mund të ndodhë dhe ishte shumë e mirë ta shohim një reagim të tillë nga një trajner”, përfundoi Shaqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat