“Roma”- “Inter”, shefi i arbitrave: Mosreagimi i VAR, gabim i pakuptueshëm

Futboll

“Roma”- “Inter”, shefi i arbitrave: Mosreagimi i VAR, gabim i pakuptueshëm

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:45
“Roma”- “Inter”

Presidenti i Shoqatës së Arbitrave e ka vlerësuar si një gabim të patolerueshëm atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku përballë ishte “Roma” e “Inter” dhe gjyqtari kryesor i sfidës nuk vërshëlleu një 11-metërsh të pastër dhe VAR nuk reagoi për këtë.

Ndeshja mes verdhekuqve e zikaltërve përfundoi me rezultatin 2-2, por polemikat nuk munguan. Në mesin e pjesë së parë, kur rezultati ishte 0-0 ishte dhe rasti që ‘nxehu gjakrat’. Arsyeja është se si VAR (Video teknologjia në ndihmë të gjyqtarëve) nuk ndërhyri në rastin kur pati një kontakt mes D’Ambrosios dhe Zaniolos, që dukej si një 11-metërsh i pastër. Francesco Totti pas sfidës së mbrëmshme u shpreh se me siguri gjyqtari që ka qenë duke parë VAR-in ka qenë duke parë një sfidë tjetër. “Për çfarë është VAR, për çfarë e vendosëm? Apo që gjyqtari tjetër të shohë ndeshje tjetër”, tha me ironi Totti.

Marcello Niçhit, presidenti i Shoqatës së Arbitrave Italianë nuk ka arritur të shpjegojë mungesën e përdorimit të VAR-it.

“Nuk kam asgjë për të thënë, përveç se të pranoj se kemi të bëjmë me një gabim të pashpjegueshëm. Me këtë rast duhet të merret dizenjatori i arbitrave dhe të marrë masa, pasi është e patolerueshme, që edhe pas atyre pamjeve, VAR të mos reagojë”, deklaroi Niçhi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat