Zyrtare: Kylian Mbappe shpallet fitues i “Trophee KOPA” (Topi i Artë për të rinj)

Futboll

Zyrtare: Kylian Mbappe shpallet fitues i “Trophee KOPA” (Topi i Artë për të rinj)

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 21:39
Kylian Mbappe

Në Paris të Francës, Kylian Mbappe ka fituar çmimin “Trophee KOPA”.

Ky çmim ndahet për lojtarin më të mirë të gjeneratave të reja, të cilin francezi me shumë meritë e fitoi.

Mbappe ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Francës, triumf për të cilin lojtari dha kontribut të madh.

Kujtojmë golin e tij spektakolar të shënuar në fitoren e Francës kundër Argjentinës së Lionel Messit.

Francezi gjithashtu ka fituar edhe kampionatin francez me skuadrën e Paris Saint Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat