Modric: Ky trajner ma tha se do ta fitoja Topin e Artë

Futboll

Modric: Ky trajner ma tha se do ta fitoja Topin e Artë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:48
Luka Modric

Luka Modric ka zbuluar njeriu që e motivoi më së shumti për Topin e Artë.

Duke veçuar familjen, Luka Modric ka thënë se Zinedine Zidane kishte besuar në të që do ta fitonte Topin e Artë.

Mesfushori kroat deklaroi se trajneri francez i kishte thënë qysh në ditën e parë se do ta fitonte çmimin e madh.

“Kur Zidane erdhi te Real Madrid si trajner, ai më ftoi në zyrën e tij duke më thënë se do ta fitoja Topin e Artë”, tha fillimisht Modric,

“Më tregoi për rëndësinë që kisha për ekipin dhe për strategjinë e tij, por mbi të gjitha një lojtar që mund ta fitoj Topin e Artë.

“Në fund të vitit i numërova trofetë individualë dhe besova në vete se mund ta fitoj edhe këtë çmim”, ka shtuar më tej kroati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat