Rabiot drejt largimit nga PSG

Futboll

Rabiot drejt largimit nga PSG

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 09:24
Adrien Rabiot

Skuadra kampione e Paris Saint Germain duket se do t’i thotë lamtumirë në fund të këtij sezoni mesfushorit 22-vjeçar Adrien Rabiot.

Sipas “RMC Sport”, lojtari ka refuzuar të rinovojë kontratën me PSG , kontratë e cila skadon në fund të këtij sezoni dhe është në kërkim të një aventure të re.

Mediat franceze deklarojnë se futbollisti ka refuzuar të zhvillojë një takim me presidentin Nasser Al Khelaifi, duke i komunikuar klubit dëshirën për t’u larguar.

Spanja dhe Italia duket se janë dy destinacionet e mundshme të Rabiot, por kampionati i La Liga është ëndrra e tij. Barcelona e Real Madrid në Spanjë si dhe Juventus e Inter në Itali kanë nisur një garë katërshe për të marrë talentin francez.

Nga janari, menaxheri i lojtarit pritet të zhvillojë takimet e para me klubet kandidate edhe pse oferta që PSG-ja kishte për futbollistin ishte e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat