Vrioni me dedikim special pas ndeshjes

Futboll

Vrioni me dedikim special pas ndeshjes

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:06
Xhakomo Vrioni

Xhakomo Vrioni shënoi mbrëmjen e djeshme golin e parë në Serinë B me fanellën e Venecias në sfidën ndaj Foxhias që përfundoi në barazim 1:1.

Sulmuesi i Kombëtares, përshëndeti rrjetën në fundin e pjesës së parë, duke goditur saktë nga brenda zonës. 20-vjeçari nuk u kënaq me golin e shënuar në pjesën e parë, teksa në të dytën iu afrua edhe golit tjetër, por shtylla ia mohoi dopietën personale. Shqiptari la fushën e lojës në minutën e 81-t, teksa në intervistën pas ndeshjes u shpreh:

“Ishte një emocion i bukur, i papërshkrueshëm. E meritonim fitoren për sa kemi dhënë në fushë, më vjen keq për shtyllën se mendova që shkoi brenda. Jam i lumtur që shënova se më mungonte goli dhe të jep kënaqësi kur zhbllokohesh.

Këtë gol ia dedikoj familjes time dhe pastaj të dashurës. Falënderoj edhe trajnerin Zenga për besimin, po nxjerr më të mirën nga ne duke na shtyrë të bëjmë gjithmonë diçka më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat