Ish bashkëlojtari i Ardian Koznikut, sërish operohet! Në gjendje kritike...

Futboll

Ish bashkëlojtari i Ardian Koznikut, sërish operohet! Në gjendje kritike...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:44
Robert Prosineçki

Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, raportohet se është në “gjendje kritike”! Mediat boshnjake raportojnë se ai sërish është operuar brenda një periudhe të shkurtër. Përzgjedhësi i Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk është në gjendje të mirë. Prosineçki me kombëtaren e Kroacisë e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – “France ‘98”.

“Robert Prosineçki, përzgjedhës i ekipit tonë shtetëror, futet përsëri në operacion në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë”, mëson gazeta boshnjake, "Dnevni avaz". “Operacioni i dytë u krye të shtunën... Gjendja e Prosineçkit është e qëndrueshme”, ka thënë një burim për mediat boshnjake.

“Por operacioni i dytë është ndryshe nga i pari, është larg nga sytë e publikut dhe mbahen në fshehtësi të madhe në Qendra Klinike dhe Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës”, raportojnë media boshnjake. Prosineçki është lindur me 12 janar në vitin 1969, ka luajtur edhe kundër Prishtinës në vitin 1987 kur ishte në petkun e klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat