‘Dështaku’ nuk po largohet nga Liverpooli

Futboll

‘Dështaku’ nuk po largohet nga Liverpooli

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Fabinho

Fabinho është deklaruar rreth të ardhmes së tij.

Fabinho ka bërë të ditur se ai nuk po e mendon largimin nga Liverpool edhe pse në media ka shumë spekulime.

Mesfushori brazilian u transferua në verë te skuadra angleze nga Monaco për 40 milionë euro, por që nuk po arrin ta gjejë veten.

“Në media ka shumë spekulime, por unë asnjëherë nuk e kam thënë se dua të largohem nga Liverpool”, ka deklaruar Fabinho.

“Unë isha i paralajmëruar që të jem më i durueshëm dhe ta pres momentin tim, por unë jam i lumtur këtu”, ka shtuar më tej braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat