Giroud: Me Shqipërinë kemi gjithmonë ndeshje të vështira

Futboll

Giroud: Me Shqipërinë kemi gjithmonë ndeshje të vështira

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:41
Olivier Giroud

Shorti i Euro 2020 ka vendosur në Grupin H disa skuadra të cilat Franca i njeh mirë.

Për këtë është i bindur sulmuesi i kësaj përfaqësueseje, Olivier Giroud, i cili ka dhënë mendimet e tij për shortin, duke përmendur edhe kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci.

Giroud, i cili ka luajtur 2 herë kundër Shqipërisë, në miqësoren e humbur 1-0 në Elbasan dhe pastaj në fitoren 2-0 në Euro 2016, beson se Islanda dhe Turqia do të jenë dy ekipet më problematike për Francën.

Njëkohësisht ai bën thirrje për kujdes ndaj të gjithë ekipeve të tjera, sepse nuk ka më ndeshje të lehta.

Ne e njohim mirë Islandën, është një kundërshtar me të cilin jemi mësuar të luajmë vazhdimisht. Ndoshta më pak me Turqinë. Por gjithsesi mbeten një skuadër me atmosferë të zjarrtë dhe kanë një brez shumë të mirë lojtarësh. Me Moldavinë, Andorrën dhe Shqipërinë, këtë të fundit e njohim mirë. Me Shqipërinë gjithmonë kemi ndeshje të vështira. Por ne do të përgatitemi që të mbyllim grupin në vendin e parë”, theksoi sulmuesi i Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat