Xhajiçi si dhelpër, ia la ëmbël të tjerëve por pësuan nokaut në kufi të Kosovës

Futboll

Xhajiçi si dhelpër, ia la ëmbël të tjerëve por pësuan nokaut në kufi të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Dragan Xhajiçi si dhelpër, ua la ëmbël të tjerëve por pësuan nokaut në kufi të Kosovës

Të premten e kaluar, në Mitrovicë është futur në mënyrë tinëzare Dragan Xhajiç, ish futbollist dhe aktualisht kryetar i nderit të klubit famëkeq në futboll Cërvena Zvezda e Beogradit.  Ky farë Xhajiçi së bashku me drejtorin sportit të klubit Mitar Mërkella dhe drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziq, vizituan një pjesë të Mitrovicës dhe morën pjesë në protestë, madje duke shitur edhe mendtë para studentëve serb se kush ishin e kush janë dhe i inkurajuan klubet serbe të Kosovës që nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.

Xhajiç, si dhelpër erdh e shkoi dhe ua la ëmbël edhe të tjerëve, dhe menjëherë pas tre ditëve çohet edhe klubi i basketbollit Partizani nga Beogradi, për të marrë pjesë në protestë dhe luajtur një miqësore me klubin fantom Trepça në Leposaviq. Por dhelpra Xhajiç kishte ardhur me makinë private, duke ua lënë ëmbël edhe Partizanit, sepse edhe këta u nisën me makina private, por pësuan nokaut në kufi.

Aty u ndalën nga policia e Kosovës, nga shteti i Kosovës dhe nuk i lejuan që të kalojnë kufirin në Jarinjë, që të futen në Kosovë. Serbia shoveniste, klubet serbe e dëshmuan edhe një herë veten se janë shumë të politizuara dhe që i prijnë si gjithmonë turpit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat