Hysaj nën “shënjestër”

Futboll

Hysaj nën “shënjestër”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka qenë një ndër lojtarët kyç në fazën e mbrojtjes për ekipin e Napolit sezonet e fundit. Por, duket se me paraqitjet e sivjetshme ai e ka humbur “shkëlqimin” e tij dhe jo vetëm. Hysaj ka humbur edhe vendin e titullarit te skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti.

Kritika të shumta për shkodranin në këtë sezon duke e cilësuar atë si jo të denjë për të qenë një tituallar në 11-tëshen e parë. Mirëpo nuk është i të njëjtit mendim, Alfredo Pedula, ekspert i merkatos italine. Ai është shprehur se zërat e tifozëve nuk duhet të merren asnjëherë në bazë për të dhënë vlerësimin e një lojtari.

“Në Itali ka pak mbrojtës krahu si Mario Rui, nëse Napoli e nxjerr në shitje, do të “mblidheshin” në radhë një numër i rëndësishëm ekipesh ndërkombëtare për ta blerë. Kurse te Roma e cilësonin si të “mbaruar” pa e parë të luante asnjëherë. Edhe në Napoli flitet në bazë të koncepteve të cilat nuk janë krijuar duke u bazuar te realiteti. Të gjithë gabojnë ndonjë ndeshje, as Ronaldo nuk është gjithmonë mes më të mirëve. Nuk janë të çmendur te Napoli që e vlerësojnë 50 milionë euro kartonin e Hysajt”- tha Pedula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat