Klopp zbulon dëmtimin e sulmuesit: Ne nuk luajmë me shapka

Futboll

Klopp zbulon dëmtimin e sulmuesit: Ne nuk luajmë me shapka

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:50
Sadio Mane dhe Andy Robertson

Sadio Mane dhe Andy Robertson mbeten në dyshim për ndeshjen e radhës së Liverpool ndaj Burnley-t të mërkurën.

Trajneri Jurgen Klopp ka zbuluar se senegalezi ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe aktualisht ecën me shapka, ndërsa Robertson ka një lodhje muskulore.

“Sadio dhe Robbo janë të dëmtuar, por do të shohim në seancën e fundit stërvitore,” shprehet Klopp në konferencën e shtypit të martën.

“Sadio ka një të çarë të tmerrshme në këmbë e cila kishte nevojë të qepej. Ai është mirë, tani po ecën, por me shapka. Ne nuk luajmë me shapka.

“Ndërsa dëmtimi i Robbo-s nuk është i rëndë, por duhet të shohim.”

Liverpool ndodhet në vend të dytë të renditjes së Premier League pas Manchester City-t që luan ditën e martë ndaj Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat