Mourinho beson se Manchester United i nevojitet një mrekulli

Futboll

Mourinho beson se Manchester United i nevojitet një mrekulli

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:21
Mourinho beson se Manchester United i nevojitet një mrekulli

Jose Mourinho beson se Manchester United i nevojitet një mrekulli për të arritur top katër në fund të sezonit.

Manchester United po kalon momente aspak të mira këtë sezon në Premierligë, duke u renditur në vendin e shtatë pas 14 xhirove, me vetëm 22 pikë.

‘Djajtë e Kuq’ në pesë ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, teksa rrezikojnë seriozisht vendin e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Për situatën e United, është më së miri i njoftuar trajneri i kësaj skuadre, Jose Mourinho, që thotë se skuadrës së tij i nevojitet një mrekulli për të arritur vendin e katërt.

“Këtë sezon, derisa jemi duke u përballur me shumë probleme, kjo konfirmon atë që kam thënë kur ka filluar sezoni, se do të jetë shumë vështirë për ne”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Tani ne duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë pikë që është e mundur. Ndoshta do të duhet një mrekulli për të përfunduar në katër pozitat e para”.

Mourinho tutje tha se në Premierligë janë është krijuar një top gjashtë, me gjashtë skuadra të forta, duke mos përjashtuar mundësinë që United të përfundojë në atë pozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat