Bardhec Seferi godet: Na ndaluan për 10 vite, por sot...

Futboll

Bardhec Seferi godet: Na ndaluan për 10 vite, por sot...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:45
Bardhec Seferi me syze

Ish futbollisti i mirënjohur i skuadrës me renome Trepça nga Mitrovica, Bardhec Seferi, për pak çaste ka kujtuar periudhën e errët kur Serbia okupatore i ka përndjekur e rrahur dhe madje burgosur sportistët shqiptarë të Kosovës, duke mos lejuar të luajnë edhe në fusha të improvizuara.   Okupatori serb,  për rreth 10 vite i uzurpoi stadiumet e palestrat tona sportive, të ndërtuar nga shqiptarët.

Seferi ka dhënë kontribut të madh si futbollist në mbajtjen gjallë të futbollit të Kosovës, i cili me shumë shokë sfidoi regiimin kriminal serb në kohën e vitit 1991-1999. “Çdo gjë kthehet në këtë jetë, këta (serbët) na ndaluan 10 vjet neve me luajt nëpër fusha tona”, ka komentuar Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat