Ky do të jetë transferimi i parë në janar i Man City

Futboll

Ky do të jetë transferimi i parë në janar i Man City

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:40
Pep Guardiola

Jack Clarke mund të jetë transferimi i parë i Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit.

Manchester City mund të freskojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit me talentin e Leeds United, Jack Clarke.

Është trajneri Pep Guardiola që është deklaruar i vendosur për të finalizuar këtë transferim, raporton ‘The Sun’.

Drejtues të Cityt e kanë përcjell nga afër paraqitjen e Clarke në fundjavë në ndeshjen që Leeds e fitoi ndaj Sheffield United.

Clarke 18 vjeçar, është lojtar që vjen nga akademia e Leeds, dhe debutimin për skuadrën e parë e ka bërë në tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat