Icardi: Viti 2018 i kompletuar, luajmë për fitore ndaj Juventusit

Futboll

Icardi: Viti 2018 i kompletuar, luajmë për fitore ndaj Juventusit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Mauro Icardi

Mauro Icardi thotë se nuk do të mund të kishte kërkuar asgjë më shumë nga viti 2018, ndërsa i siguron tifozët që Interi do të shkojë në stadiumin e Juventusit për fitore.

‘Derbi d’Italia’ do të zhvillohet të premten nga ora 20:30.

“Unë absolutisht nuk do të kënaqem me një pikë në stadiumin e Juventusit. Ne shkojmë atje për të luajtur pa frikë, pasi ky duhet të jetë mentaliteti”.

Icardi mori disa çmime në ‘Gran Gala ‘del Calcio’, por kryesori ishte,  ‘Lojtari më i mirë i Serie A’.

“Jam shumë i lumtur me atë se si ka shkuar deri më tani viti 2018. Goli im i parë në Ligën e Kampionëve më dha emocione të papërshkrueshme”.

“Unë kam qenë duke e pritur qe një kohë kaq të gjatë golin edhe me Kombëtaren, ku po ashtu erdhi, kështu që unë nuk mund të kërkojë ndonjë gjë më shumë”.

“Ka qenë një vit i paharrueshëm dhe së bashku me shokët kemi arritur të marrim shpërblimin e punës së madhe që e kemi bërë”, ka deklaruar Icardi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat