Pochetino: Edhe fansat e Liverpoolit festuan humbjen tonë ndaj Arsenalit

Futboll

Pochetino: Edhe fansat e Liverpoolit festuan humbjen tonë ndaj Arsenalit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:45
Bosi i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino

Bosi i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se është e qartë se ekipi i tij e ka shqetësuar pjesën tjetër të vendit.

Spurs pësuan humbje kundër Arsenalit, por argjentinasi këmbëngul se ka një pamje më të madhe.

“Kur arritëm këtu (në 2014), normalisht Arsenali ishte gjithmonë mbi Tottenhamin, por tani, në dy sezonet e fundit ne ishim mbi ta. Ishte një fitore e madhe për ta dhe sigurisht, për ne ishte zhgënjim. Por duartrokitjet treguan respektin që kemi fituar në vitet e fundit me rezultatet tona”.

“Ndoshta ne ende nuk do të fitojmë një trofe, siç thonë njerëzit, por respekti për mënyrën se si po bëjmë gjërat është gjëja më e rëndësishme”.

“Steve Hitchen (skauti i Tottenhamit) ishte në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Evertonit. Ai na tregoi se kur Arsenali shënoi golin e tretë të gjithë tifozët e Liverpoolit festuan”.

“Është e qartë që po bëjmë diçka të mirë. Nuk më pëlqen kur kundërshtarët tanë nuk festojnë sepse është normale të mundësh Tottenhamin”, tha trajneri.

Ndryshe, Tottenham zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 30 pikë, po aq sa ka edhe vendi i katërt, Arsenali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat