Shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Ligue 1 shkaku i protestave në Francë

Futboll

Shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Ligue 1 shkaku i protestave në Francë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:45
Foto

Ndeshja mes Toulouse dhe Lyon e paraparë të luhet për ditën e shtunë është pezulluar shkaku i protestave të dhunshme në Francë.

Kjo është ndeshja e dytë e Ligue 1 pas asaj mes PSG-së dhe Montpellier e cila u pezullua shkaku i trazirave të vazhdueshme në kryeqytetin francez.

Anulimi i ndeshjes mes Toulouse dhe Lyon ka ardhur pas këshillave të pranuar nga policia rajonale shkruajnë mediet në Francë,

Sipas raportimeve, 57 persona, 48 prej tyre oficerë policie, janë plagosur më 1 dhjetor pas përleshjeve të dhunshme.

Protestat në Francë filluan si një përgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburantit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat