Gaboi!

Futboll

Gaboi!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella është liruar nga trajningu, pas përvojës jopozitive te Sevilla. Më herët, aventura e tij si trajner u kritikua shumë te Milani, ku, megjithatë, mori kualifikimin në “Europa League” në sezonin e parë. Pastaj erdhi shkarkimi dhe zëvendësimi nga Gattuso. Sot, ai foli për “Gazzetta dello Sport”, duke dashur “të heqë disa guralecë nga këpucët e tij”, që ende duket se e vrasin…

Montella e fillon nga marrëdhënia me klubin kuqezi: “Nga drejtuesit kam pasur shumë besim, kjo ishte e qartë për disa kohë. Gabimi im më i madh ishte sezoni i dytë, në formën e adresimit të njerëzve. Ato krijuan pritshmëri të mëdha. Kam pasur ndjenjën e një pune të papërfunduar. Ne mund të ishim rritur së bashku, por në vend të kësaj nuk më dhanë kohë.

Në mënyrë racionale, unë do të duhet të largohesha pas fitores së Superkupës së Italisë. Por, ndaj Milanit isha dhe jam i detyruar dhe mirënjohës. Dëshira për të vazhduar ishte shumë e madhe, ashtu si krenaria e ngritjes së një trofeu të marrë kundër një ekipi të pamposhtur. Nuk e dija se kishte dyshime për mua, edhe nëse më duhej të lexoja mesazhet e besimit të ulët, që po filtronin mes linjave”.

Pastaj, ish-trajneri kuqezi kalon te pasuesi i tij, Gattuso, nga i cili ka “disa gjemba në mish”: “Kurrë nuk e kuptova pse ngulmonte që të nxirrte se unë kisha gabuar. Ka insituar në këtë drejtim në intervistat e tij. Kjo gjë më ka prekur thellë. Si mund të merret me aftësitë e mia? Unë kam pesë, ose gjashtë vite përvojë në Seria A. Mendoj se di më shumë nga ata, që thonë gjëra të tilla. E bazoj këtë në fakte dhe shifra. Unë sfidoj këdo në një debat publik mbi këtë temë”.

Montella pastaj foli mbi një temë, të ekspozuar tashmë edhe nga Mirabelli, këto ditë: “Klubi më kishte premtuar ardhjen e Bonuccit. E telefonva dhe i thashë se mund të ishte lideri i Milanit tim. Klubi më detyroi të zgjidhja një kapiten. Mendova për Leo dhe Biglia. Ky i fundit nuk ishte me të vërtetë entuziast për këtë ide”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat