Dy futbollistë të Shkëndijës do të luftojnë për epitetin e më të mirit në Maqedoni

Futboll

Dy futbollistë të Shkëndijës do të luftojnë për epitetin e më të mirit në Maqedoni

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:49
Visar Musliu

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) publikoi nominimet për zgjedhjen e më të mirëve për vitin që po kalon. Si zakonisht, do të zgjedhën futbollisti më i mirë në Ligën e parë dhe futbollisti që prezanton më së miri shtetin jashtë tij.

Për futbollist më të mirë në Ligën e parë janë nominur Besart Ibraimi dhe Visar Musliu nga kampioni aktual, Shkëndija e Tetovës dhe Lupco Doriev nga Akademija Pandev.

Futbollisti i ri më i mirë i vitit do të zgjedhët mes Enis Fazllagiç nga Shkëndija (tash luan në Zilina), Arbin Zejnullai i Shkëndijës dhe Bojan Kolevski i Vardarit.

Të nominuara për futbolliste të vitit tek femrat gjenden: Lence Andreevska, Afrodita Salihi nga KFF Dragon dhe Aleksandra Ristovska prej KFF Tiverija.

Për trajner më të mirë në futbollin e femrave janë nominuar: Ilija Mandarov (Dragon), Slave Velkov (Tiverija Strumicë) dhe Kiril Iziv (Istatov), kurse për trajner më të mirë në futsal do të konkurrojnë: Marjan Stefanovski (Veles), Gafur Asani (Juventus Serava) dhe Zoran Lekic (Shkupi).

Për trajner më të mirë në futbollin e të rinjve janë propozuar: Bekim Osmani dhe Berat Imeri (Shkëndija) dhe Aleksandar Stojanov (Akademija Pandev), kurse për lojtarë më të mirë në futsall do të luftojnë Ylber Alili (Shkupi), Darko Rangotov (Veles) dhe Goran Arsovski (Kratovë).

Për më të mirët në futbollin e Maqedonisë do të votohet në faqen e internetit të FFM-së (www.ffm.mk), kurse votimi do të jetë i hapur deri më 11 dhjetor. Manifestimi gala është planifikuar të mbahet me 21 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat