Zyrtare: Milani emëron drejtorin e ri të klubit

Futboll

Zyrtare: Milani emëron drejtorin e ri të klubit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Ivan Gazidisi

Milani edhe zyrtarisht e ka emëruar Ivan Gazidisin në rolin e shefit ekzekutiv të klubit, duke e përshkruar emërimin e tij si shenjë të qartë të ambicieve të tyre.

Gazidis u emërua sot në bordin e Milanit gjatë takimit të aksionarëve në zyrat e klubit.

“Jemi të lumtur me emërimin e Gazidis”, thuhet në një komunikatë të Milanit.

“Kjo është shenjë e qartë se pronarët e rinj kanë synime të rëndësishme që duan t’i arrijnë në një periudhë afatmesme dhe afatgjate”, thuhet më tej në njoftim.

53-vjeçari, i cili vjen nga Arsenali, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat