Kampionët e Gjermanisë janë vënë pas mbrojtësit të Stuttgart.
Benjamin Pavard, kryeson listën e dëshirave te Bayern Munchen për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediave gjermane, 22-vjeçari pritet të jetë përforcimi i radhës për bavarezët, të cilët këtë sezon duket se kanë shfaqur mjaft luhatje, sidomos në repartin e mbrojtjes.
Për këtë arsye, drejtuesit kanë rikthyer vëmendjen nga mbrojtësi i Stuttgartit, i cili ra në sy mbi të gjitha me paraqitjet e tij në Botëror, ku në fund u shpall fitues me kombëtaren e Francës.