Berisha: Të rikuperojmë ndaj Udineses

Futboll

Berisha: Të rikuperojmë ndaj Udineses

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:57
Berisha: Të rikuperojmë ndaj Udineses

Etrit Berisha duket se e ka fituar vendin e titullarit te Atalanta. Portieri i kombëtares sonë ka luajtur si titullar në 5 sfidat e fundit dhe mesa duket Gasperini është bindur. Për “TuttoAtalanta”, portier shqiptar ka komentuar ecurinë e skuadrës së tij.

“Konkurenca është një sitimul më shumë. Duhet të bëjmë mirë gjatë javës dhe në ndeshje e vendos Gasperini se kush do të luajë. Me Napolin nuk kishte shumë diferenca në fushë, por loja mori rrjedhë tjetër. Milik goditi nga një kënd i vështirë dhe një hap përpara i imi bëri që të shënonte një gol të bukur. Me Udinezen kemi mundësi të rikuperojmë, por duhet edhe lojë e mirë. Duhet të marrim pikë ndaj një skuadre që është në vështirësi”, përfundon Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat