Gabova

Futboll

Gabova

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:01
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është shpallur trajneri i viti në ceremoninë “Gazzetta Awards” të organizuar nga “Gazzetta dello Sport”. Pas marrjes së çmimit, ai ka thënë:

“Profesioni i trajnerit ishte sfida ime. Më pëlqejnë gjërat e pamundura ose pothuajse. Kur mora drejtimin e Juventus më hodhën vezë dhe kishte pakënaqësi. Unë i thashë vetes: ‘Shpresoj që pas një viti kjo situatë të ndryshojë'”.

“Gabimi i fundit? Kundër Manchester United kur humbëm 2:1. Ndonjëherë e humb ndeshjen për shkak të zëvendësimeve. Gabova në atë moment, por herë të tjera gjërat kanë shkuar më mirë”, ka përfunduar Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat