Milani “blen” zbuluesin e talenteve, te Monaco “gërmoi” diamante nga e gjithë Europa!

Futboll

Milani “blen” zbuluesin e talenteve, te Monaco “gërmoi” diamante nga e gjithë Europa!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:55
Monaco

Pasi ka zyrtarizuar Ivan Gazidis si administrator të deleguar deri në vitin 2020, Milani lëviz edhe sa i përket njerëzve të pushtetshëm të merkatos. Modeli i shumë klubeve, që në “scout”, pra zbulime, kanë arritur të investojnë pak dhe të gërmojnë talente do të ndiqet edhe te kuqezinjtë. Për këtë arsye, Gazidis, ish-arkitekti i suksesit të Arsenalit, ka vendosur që të zgjedhë si shefin e zyrës zbuluese të talenteve Geoffrey Moncada.

Por, cili është ky? 31 vjeç dhe prej më shumë se 6 vitesh të Monaco në rolin e Vide-Analistit dhe më pas koordinatori scout. i zgjedhur vetë nga Gazidis, në balotazh me ish-scout e Arsenalit, Grimaldi, Moncada konsiderohet si një nga zbuluesit më të mirë të talenteve në botë, pasi ka punuar me Marc Westerloppe (“krijuesi” i Mbappesë), tani te PSG.

Në vitet e kaluar në Francë ka sjellë shumë talente te Monaco, duke i konfirmuar më pas dhe shitur për shuma marramendëse. Analiza të detajuara pas ndeshjeve mbi kundërshtarët dhe futbollistët që janë aktivizuar e që kanë luajtur. Një raport total, që do të mbajë nën mbikqyrje shumë futbollistë në Itali dhe në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat