Chelsea i ofron Hazardit 300.000 funte në javë

Futboll

Chelsea i ofron Hazardit 300.000 funte në javë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Chelsea i ofron Hazardit 300.000 funte në javë

Chelsea i ka ofruar kontratë të re Eden Hazard me vlerë rreth 300 mijë paund në javë, por ylli belg dëshiron të vlerësojë interesimin e Real Madrid, para se të vendospërfundimisht për të ardhmen.

Me këtë pagë, Hazard do të bëhej lojtari më i paguar në histori të Chelsea, por 27 vjeçari para se të vendos për të ardhmen e tij, dëshiron të dijë qëndrimin e Real Madridit.

“Është pranë të ndodhë”, ka deklaruar Sarri në konferencë për shtyp, derisa fliste për nënshkrimin e marrëveshjes së re mes Hazard dhe Chelsea.

“Klubi është në dispozicion që të nënshkruajë një kontratë të re me të, por i mbetet atij të vendos nëse dëshiron të rinovojë”.

“Unë e dua Edenin këtu, por natyrisht, e dua këtu nëse edhe ai dëshiron të qëndrojë”, përfundoi Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat