Më në fund vjen një lajm i mirë për Edon Zhegrovën!

Futboll

Më në fund vjen një lajm i mirë për Edon Zhegrovën!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Edon Zhegrova

Situata e Edon Zhegrovës tek Genk nuk është mjaft e këndshme dhe tani lajm i mirë për talentin e Përfaqësueses së Kosovës mund të konsiderohet grumbullimi në ekip për ndeshjet e ekipit të tij.

Në ndeshjet e Superligës së Belgjikës dhe në Europa League, Edon Zhegrova nuk është në planet e trajnerit, Philipp Clement, por një gjë e tillë nuk po përsëritet edhe në ndeshjet e Kupës së Belgjikës.

Trajneri i Genk ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Charleoi, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Belgjikës.

Lojtarët e ftuar: Vukovic, Nastic, Wouters, Dewaest, (Zhegrova), Ingvartsen, Samatta, Paintsil, Trossard, Seck, Malinovskyi, Uronen, Seigers, Pozuelo, Berge, Vandevoordt, Heynen, Jackers, Maehle, Aidoo, Ndongala, Gano.

Lojtarët që do të qëndrojnë në shtëpi për shkak të lëndimeve: Piotrowski, Fioli, Lucumi dhe Screciu.

Shpresojmë që Zhegrova të startojë apo edhe të luajë në pjesën e dytë në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat