Mustafi shënon për pikën e madhe të Arsenalit kundër Manchester Utd

Futboll

Mustafi shënon për pikën e madhe të Arsenalit kundër Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:21
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Në stadiumin në "Old Trafford", në një atmosferë brilante, u zhvillua lojë e fortë mes dy skuadrave të mëdha, Manchester Utd dhe Arsenalit, e cila përfundoi pa fitues, 2:2.

Pikë e madhe për Arsenalin, kurse për Manchester Utd ky barazim është baras me humbje sepse e ka lënë larg zonës së katër skuadrave të para. Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi shkundi portën e Manchester Utd, duke iu falënderuar edhe gabimit të portierit De Gea. Fal Mustafit Arsenali kaloi në epërsi me 0:1 në minutën e 26-të.

Nuk vonoi shumë dhe Martial barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 30-të. Ndërkaq, Mustafi u ndëshkua me karton në minutën e 37-të. Pjesa e dytë ka qenë kaptinë në vete dhe u shënuan dy gola për dy minuta. Lacazzete shënoi për 1:2 në favor të "Topçinjve", por shumë shpejt barazuan vendas pikërisht në minutën e 69-të me golin e Lingard.

Pas 15 jave Arsenali është në vend të pestë me 31 pikë, kurse Manchester Utd i teti me 23 pikë të mbledhura. për Jose Mourinhon, trajner i Manchester Utd, janë ditë të vështira për faktin se do ta ketë shumë vështirë të futet edhe në top 4-sh nësë vazhdon me këtë ritëm të rezultateve.

Mustafi shënon kundër Manchester Utd

Mbrojtësi Shkodran Mustafi shënon për epërsinë e Arsenalit kundër Manchester Utd, në derbin anglez.

Në stadiumin në "Old Trafford", në një atmosferë brilante, po zhvillohet lojë shumë e mirë, ndërsa mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi shkundi portën e Manchester Utds, duke kaluar në epërsi me 0:1 Arsenalin pikërisht në minutën e 26-të. Nuk vonoi shumë dhe Martial barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 30-të. Ndërkaq, Mustafi u ndëshkua me karton në minutën e 37-të.

Manchester United – Arsenal, formacionet zyrtare të super derbit

Manchester United e Arsenal kanë publikuar formacionet zyrtar etë përballjes së tyre në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ presin ‘Topçinjtë’ në takimin i cili do të zhvillohet në “Old Trafford” nga ora 21:00.

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk do të luajë në këtë takim shkaku i kartonëve të verdhë. Në vend të tij luan mesfushori i ri francez, Matteo Guendouzi.

Më poshtë keni formacionet zyrtare.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat