“As VAR nuk do ta kishte dhënë penallti faullin ndaj Ronaldo-s”

Futboll

“As VAR nuk do ta kishte dhënë penallti faullin ndaj Ronaldo-s”

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:10
Pamje nga ndeshja e zhvilluar

Ish-arbitri Piero Ceccarini ka mbrojtur vendimin e tij për të mos akorduar penallti për Inter ndaj Juventus-it, duke thënë se as VAR nuk do ta konsideronte të tillë.

Incidenti ka ndodhur para më shumë se 20 viteve, por polemikat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Juve-s iu dha një penallti një aksion më pas, të cilën e humbi Alessandro Del Piero, por gjithsesi fitoi ndeshjen dhe kampionatin.

“E kam thënë disa herë, mbase njerëzit nuk më dëgjojnë,” shprehet Ceccarini për Radio Crc.

“Bashkë me mua, ka pasur edhe specialistë të tjerë që kanë qenë dakord me mua. Ajo nuk ishte penallti.

“Jam i sigurt që po të ndodhte sot, do të bëja të njëjtin vendim. Nëse ata specialistë do të kishin qenë te VAR-i, ata nuk do ta konsideronin penallti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat