Mustafi vlerësohet me notë të mirë që shënoi kundër Manchester Utd

Futboll

Mustafi vlerësohet me notë të mirë që shënoi kundër Manchester Utd

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 11:25
Mustafi vlerësohet me notë të mirë që shënoi kundër Manchester Utd

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, vlerësohet me notë të mirë nga portali britanik “Daily Mail”. Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë është prej me të merituarve për pikën që importuan nga Old Trafford.

Arsenali luajti baras me rezultat 2:2 me Manchester Utd, në kuadër të javës së 15-të në Premier League.

Mustafi si gjithnjë me kokë është i rrezikshëm dhe shënoi gol, duke iu falënderuar edhe gabimit të portierit De Gea. “Daily mail” e vlerëson me notë 6.5 Mustafin, por paksa lihet edhe si fajtor për golin e barazimit që shënoi Lingard në minutën e 69-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat