Spalletti nuk i trembet Juventusit

Futboll

Spalletti nuk i trembet Juventusit

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:18
Spalletti nuk i trembet Juventusit

Luciano Spalletti nuk i trembet Juventusit. Edhe pse e pranoi se bardhezinjtë janë skuadra më e fortë në Itali, trajneri i zikaltërve në konferencën për shtyp theksoi se Interi do të shkojë në Torino për të fituar por për ta bërë këtë duhet të jetë një skuadër kompakte gjatë gjithë 90 minutëshit. Spalletti konfirmoi gjithashtu mungesën e Nainggolan që edhe nëse do të grumbullohet nuk do të zbresë në fushë ndërsa shtoi se Juventusi nuk është vetëm Ronaldo pasi ka edhe kampionë të tjerë si Chielini, Pjanic e Mandzukic.

“Juventus dhe PSV janë ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin, por çdo gjë duhet ta bëjmë hap pas hapi. Nëse e hedhim hapin e parë të saktë, kjo do të na ndihmojë të vazhdojmë në të njëjtën formë”, tha Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat