Reali nuk tregoi mëshirë për Melillan

Futboll

Reali nuk tregoi mëshirë për Melillan

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Ligës së Tretë spanjolle, Melilla ka pësuar fiasko në “Santiago Bernabeu” me rezultat 6:1 nga Real Madridi, në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

Reali kualifikohet në të tetën e finales dhe vlerësohet si ndër favoritët së bashku me Barcelonën e Atletico Madridin për ta fituar Kupën e Mbretin. Futbollistët Isco e Asensio ka qenë jashtëzakonisht në formë, duke shënuar nga dy gola.

Për Realin shënuan: Asensio (33’ e 35’), Sanchez (39’), Isco (47’ e 83’) , Vinicius (75’) dhe për Melillan realizoi: Qasmi (81’-nga penalltia). Reali dominoi lojën dhe nuk tregoi mëshirë për rivalin. Madrilenët luftojnë në të gjitha frontet, si për titullin në Spanjën, Kupën e Mbretit dhe ta mbrojnë trofeun e Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat