“E urrej Manchester United”

Futboll

“E urrej Manchester United”

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 00:02
Manchester United

Dy herë tentoi Sir Alex Ferguson ta transferonte bomberin legjendar të Premier Leagues dhe po kaq herë ai i refuzoi.

Alan Shearer e urren Manchester Unitedin dhe ai thotë se emocionet e tij nuk kanë ndryshuar sot e kësaj dite.

Sir Aleks e kërkoi kur ai luante për Southamptonin dhe përsëri përpara se të largohej nga Blackburn te Newcastle.

Një tifoz e pyeti në “Twitter”, nëse ai ishte penduar që nuk kishte firmosur për United dhe 48-vjeçari i shkroi: “KURRË. Nuk i duroja atëherë dhe nuk i duroj as tani”.

Shearer u largua nga Blackburn për rekordin botëror të 15 milionë £ në 1996 dhe luajti 10 sezone me Newcastle.

Me klubin e zemrës nuk fitoi dot trofe, por shënoi 206 gola në 205 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat