Atletico Madrid identifikon zëvendësuesin e Diego Costa

Futboll

Atletico Madrid identifikon zëvendësuesin e Diego Costa

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 00:12
Diego Costa

Diego Simeone është në nevojë të madhe për një sulmues të qendrës, në mungesë të Diego Costas.

Maxi Gomez është identifikuar si zëvendësuesi ideal për spanjollin i cili do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan “Marca”.

Pasi u rikthye në Atletico nga Chelsea, Costa ka realizuar një numër të konsiderueshëm golash, duke u kthyer në pjesë kryesore të skuadrës madrilene.

Megjithatë, përgatitja fizike e ka “tradhtuar” reprezentuesin spanjoll dhe momentalisht ai nuk mund ta ndihmojë skuadrën e tij.

Si zëvendësues i tij, Nikola Kalinic nuk mund të llogaritet pasi që kroati ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në “Cop del Rey”.

Por, së fundmi, emri i fundit që po përmendet për ta zëvendësuar super sulmuesin është ai i Maxi Gomez.

Gomez aktualish paraqitet me Celta Vigo, ku deri më tani këtë sezon ka realizuar shtatë gola dhe ka shtuar katër asistime për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat