Këto janë fanellat e bukura të Barcelonës për sezonin e ri

Futboll

Këto janë fanellat e bukura të Barcelonës për sezonin e ri

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 08:47
Fanellat e Barcelonës

Barcelona ka bërë përzgjedhjen e fanellave për sezonin 2019/2020.

Kampionët e La Liga kanë vendosur se si do të duken fanellat e tyre në sezonin e ri.

Katalanët për herë të parë kanë vendosur të ‘thyejnë’ traditën e fanellave tradicionale.

Fanella e parë nuk do të jetë ajo si jemi mësuar ta shohim, me dy ngjyrat tradicionale të vendosur në dy vija vertikale.

Këtë herë, Barcelona ka vendosur të dalë nga ai dizajn i fanellave, duke i vendosur ngjyrat e tyre në një format tjetër.

E bukur do të jetë edhe fanella e dytë, që është e ngjashme me atë të viteve të ’70, nga koha e Johan Cruyff.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat