Alex Sandro pranon vazhdimin e kontratës me Juventusin

Futboll

Alex Sandro pranon vazhdimin e kontratës me Juventusin

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:07
Alex Sandro 

Raportet e shumëfishta të mediave thonë se Alex Sandro ka rënë dakord të rinovojë kontratën e tij me Juventusit deri në vitin 2023.

Mbrojtësi i majtë i Brazilit ka qenë në bisedimet e kontratës që nga vera e vitit 2017, kur ai hodhi poshtë një lëvizje në Chelsea.

Në verë ai u lidh sërish me skuadrat e Ligës Premier, me Manchester Unitedin që thuhet se ishte i interesuar për brazilianin.

Megjithatë, Alex Sandro tani thuhet se ka vendosur përfundimisht ta vazhdojë karrierën me klubin nga Torino.

Sipas mediumeve Goal Italia dhe Sky, është arritur një marrëveshje për një kontratë të re mes klubit dhe lojtarit.

Me kontratën e re, Alex Sandro të angazhohet me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2023.

Sandro nënshkroi nga Porto në vitin 2015 dhe që nga atëherë ai ka bërë më shumë se 100 paraqitje me Zonjën e Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat