Tifozi që sulmoi autobusin

Futboll

Tifozi që sulmoi autobusin

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:54
Martín Firpo

Martín Firpo, mbështetësi i zjarrtë i River Plate, që sulmoi autobusin e Boca Juniors, e pranoi gabimin e tij. Ishte guri i hedhur prej tij, ai që gjeneroi incidentet e dhunshme më tej. Ai pranoi se ndihej keq për atë që ndodhi dhe u justifikua për veprimin e tij, duke treguar se ishte një impuls, që nuk mundi ta kontrollonte.

“Ishte një moment, në të cilin nuk dita ta kontrolloja veten dhe për këtë më vjen keq, – tha tifozi, i cili do t’i nënshtrohet një gjyqi të shkurtuar, që mund ta dënojë atë me dy vite e katër muaj burgim.

Nga ana tjetër, agresori, i cili provokoi incidentet, tha gjithashtu: “Shkova në stadium me familjen time dhe nuk duhej t’i bëja këto gjëra. E di që kam gabuar dhe për këtë jam penduar”. Në mënyrë të pazakontë, ai arriti një marrëveshje me gjyqtarin e çështjes dhe u lirua, në pritje të gjykimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat