Suarez: Nuk jam i lumtur te Barcelona

Futboll

Suarez: Nuk jam i lumtur te Barcelona

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 12:57
Barcelona

Mesfushori nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të La Ligës me Barcelonën këtë stinor.

Denis Suarez e ka pranuar haptas se nuk është i lumtur me situatën në të cilën ndodhet te skuadra e Barcelonës, ku po aktivizohet shumë pak.

Mesfushori spanjoll ka realizuar dy gola në ndeshjen e Kupës së Mbretit këtë mesjavë ndaj Leonesas,e cila u mbyll 4-1 në favor të katalanasve dhe shpreson që kjo paraqitje e mirë t’ia ndryshojë mendjen edhe trajnerit Ernesto Valverde për ta inkuadruar më shumë në lojë.

“Trajneri ka thënë që ndeshja me Leonesan është një test për ata që nuk luajnë rregullisht dhe të shtunën do të shohim nëse unë e kam kaluar këtë test”, ka deklaruar Suarez.

“Unë punoj për të luajtur, por nëse nuk më jepet mundësia atëherë të shohim se çfarë do të ndodh. Nuk jam i lumtur, pasi nuk luaj dhe krejt çka dua është më shumë besim”, ka përfunduar ai.

Barcelona nesër luan derbin e qytetit përballë skuadrës së Espanyolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat