Aguero mungon kundër Chelsea

Futboll

Aguero mungon kundër Chelsea

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 15:34
Sergio Aguero

Kampionët e Premier Ligës do të jenë pa sulmuesin e tyre kryesor derisa ata do të udhëtojnë Stamford Bridge të shtunën

Manchester City do të jetë pa sulmuesin e tyre, Sergio Aguero për ndeshjen e tyre kruciale të sezonit në Premier Ligë, kundër Chelsea, ka konfirmuar sot Pep Guardiola.

Sulmuesi mori një lëndim në stërvitje dhe mungoi në fitoren 2-1 kundër Watfordit dhe tani pritet që të mos jetë gati për udhëtimin e tij në Stamford Bridge.

Ish mesfushori i Bluve, Kevin de Bruyne po ashtu është jashtë kësaj ndeshje, pra edhe një goditje tjetër për City të cilët shpresojnë që mos të prishin rekordin e tyre si të pamposhtur në Premier ligë.

Skuadra e Guardiolës për momentin është në krye të tabelës me dy pikë, por ata vazhdimisht përcillen nga Liverpool që po ashtu janë të pamposhtur këtë sezon.

Udhëtimi dhe përballja me vendin e katër do të jetë një test i mirë për Cityn sidomos pa golashënuesin më të mirë të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat