Korenica: Prishtina lufton në dy frontet

Futboll

Korenica: Prishtina lufton në dy frontet

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Korenica: Prishtina lufton në dy frontet

Nesër zyrtarisht bie perdja e ndeshjeve për vitin 2018. Megjithëse kundër rivalëve të moçëm, Prishtina e ka vetëm një synim, të mbyll vitin me sukses, me kalimin në çerekfinale të Kupës. Por, aspak nuk do të jetë lehtë kundër një Lirie të mobilizuar dhe në një fushë aspak të përshtatshme.

Edhe pse tradita fletë në të mirë të Liriës, e cila pas luftës në dy përballje Kupe, të dyja në të tetën e finales, kishte eliminuar bardhekaltrit. Por, Prishtina nga katër udhëtimet e fundit në Prizren tre herë ka fituar, ndërsa dy ndeshjet e fundit të këtij vitit, të edicionit të kaluar dhe të këtij që sapo është mbyllur stinori, ka triumfuar me 1:0.

Skuadra përveç me Ahmet Halitin që po vuan prej një lëndimi aq të rëndë, skuadra nuk ka probleme tjera dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm.

Përndryshe zhvillohet vetëm një ndeshje eliminuese e cila në rast të barazimit luhen vazhdimet apo penalltitë.

“Pres ndeshje shumë interesante e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Prishtina lufton në dy frontet dhe për të mbet në garë duhet të japim maksimumin që të kualifikohemi edhe të jemi edhe më pranë trofeut. Po ashtu, përveç kualifikimit në çerekfinale duam që këtë stinor të suksesshëm të mbyllim me fitore, pra edhe me një sukses tjetër e që neve do të na jepte plot kuptim bashkëngjitur rezultateve në kampionat”, ka thënë Meriton Korenica për faqen e FC Prishtina. Ndeshja luhet nesër në Prizren 12.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat