Darmian mund të largohet nga Man Utd, skuadra nga Premierliga tregon interesim

Futboll

Darmian mund të largohet nga Man Utd, skuadra nga Premierliga tregon interesim

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:50
Matteo Darmian

Matteo Darmian është duke konsideruar një largim nga “Old Trafford”.

Italiani është duke shqyrtuar rikthimin në Serie A, ku skuadrat si Inter dhe Lazio kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Megjithatë, “Tuttomercato” raporton  se edhe Fulham janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin.

Ata po shpresojnë që një kontratë gjashtë mujore (huazim) do ta bind lojtarin të kalojë në “Craven Cottage” përgjithmonë.

Darmian ka regjistruar vetëm tri paraqitje në Premierligë këtë edicion me Manchester United.

Ai kishte startuar në ndeshjet kundër Leicester City, Crystal Palace dhe Arsenal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat