Juventus merr tri pikë të arta kundër Inter

Futboll

Juventus merr tri pikë të arta kundër Inter

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 22:31
Foto nga ndeshja

Juventus ka shënuar fitore në kryendeshjen e xhiros së 15-të, të Serie A.

“Zonja e vjetër” ka mposhtur skuadrën e Inter me rezultatin minimal 1:0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me disa raste nga të dyja skuadrat ku vlen të veçohet ai i Gagliardinit dhe Chiellinit.

Në pjesën e dytë dinamika e lojës u rrit dhe skuadrat u hapën edhe më shumë.

Ishte minuta  e 66’ që solli golin e parë. Mario Mandzukic ishte ai që kaloi skuadrën e Juventus në epërsi.

Me këtë gol, kroati i siguroi skuadrës së tij tri pikë, pikë këto që mund të konsiderohen të “arta”, pasi Inter është konsideruar si rivali i vetëm që mund t’i bëj ballë Juves këtë edicion.

Tashmë Juventus ka 43 pikë pas 15 ndeshjeve, 14 më shumë se skuadra e Inter që pozicionohet në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat